Ekzekutohen me armë zjarri xhaxha e nip në Roskovec

Më datë:

Një sherr mes dy të rinjve u bë shkak për një vrasje të dyfishtë këtë të martë në fshatin Kurjan të Roskovecit. Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj, xhaxha e nip, u ekzekutuan me breshëri automatiku dhe gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes rreth orës 14:00.

Të shtënat ndodhën në një lokal të fshatit, autori i dyshuar Altin Kuka shkoi bashkë me të birin 21-vjeçar “për t’u sqaruar”.

Zanafilla, të paktën sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet të ketë qenë një sherr i ndodhur mes djalit të autorit të dyshuar dhe djalit të njërit prej viktimave, Gramos Kurtajt.

49-vjeçari Altin Kuka u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Pak kohë më pas në pranga u vu edhe djali i tij 21-vjeçar. Hetimet për këtë vrasje të dyfishtë pritet që të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet e saj.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi Altin Kuka, 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit Lavdimir Kurtaj dhe Gramos Kurtaj Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Altin Kuka. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha policia e Fierit në një informacion paraprak për mediat.

Korrespondentja e Klan News, Anila Sefa ka mësuar se viktimat, Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj janë vëllezër gjaku, mirëpo njëri prej tyre është dhuruar tek xhaxhai, ndaj janë të regjistruar në Gjendje Civile si xhaxha dhe nip.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...