Veliaj: Do t’u sigurojmë medalistëve olimpikë të gjitha mundësitë për të dalë më të mirët

Më datë:

Dy mundësit shqiptarë, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, që i sollën dy medalje të bronzta Shqipërisë në Lojërat Olimpike Paris 2024, janë nderuar sot me Medaljen e Mirënjohjes nga Kryeministri Edi Rama.

Në ceremoninë zyrtare mbajti një fjalë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi Ekipin Olimpik të Shqipërisë dhe i falënderoi të gjithë sportistët për përfaqësimin e denjë në Paris.

“Më kujtohet kur u betuan si shtetas shqiptarë, kur thanë ‘Betohem’ me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, dhe u bënë pjesë e ‘Team Albania’, duke përqafuar vizionin kozmopolitan të Tiranës sonë. Sot Tirana ka rezidentë nga 144 shtetësi, që do të thotë se, ashtu si shumë kombe të tjera janë në një gjueti të jashtëzakonshme talentesh, ashtu edhe Shqipëria duhet të jetë në gjueti talentesh”, tha Veliaj.

Ai shtoi se sot, Shqipëria e Edi Ramës dhe e skuadrës olimpike, është një Shqipëri tjetër, ndërsa theksoi se do të sigurohen të gjitha mundësitë për të pasur kushtet e duhura, që sportistët tanë të vazhdojnë të dalin më të mirët.

“Në 112 vite shtet, kjo është hera e parë që marrim medalje Olimpike. I kuptoj edhe cinikët, edhe ata që e komentojnë suksesin nga divani. Është shumë kollaj të bëhesh kampion nga divani. Për të gjithë ata që e kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh, fillimisht, te 16 më të mirët në botë – Luiza e di fare mirë, po ashtu edhe Franko – ata që e fitojnë me meritë, tashmë janë te më të mirët e botës. Sot Shqipëria e Edi Ramës dhe e kësaj skuadre, që drejtohet nga Fideli, dhe e kësaj disipline, që drejtohet nga Sahiti, është komplet Shqipëri tjetër. Premtimi është të sigurojmë të gjitha mundësitë për të pasur kushtet më të favorshme për të qenë më të mirët”, deklaroi Veliaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Komisioni Hetimor për zgjedhjet, PD: Vendimi i Kushtetueses është detyrues

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon kryetarit të...

I dënuar për vrasjen e bashkëshortes, humb jetën në Burgun e Reçit

Një i burgosur në burgun e Reçit i ka...

Nga duhani te kripa – njihuni me pesë rregullat për një zemër të fortë

 Zero duhan, aktivitet fizik çdo ditë, dietë mesdhetare me...

Arrestohet në Rinas 53-vjeçari ukrainas, kërkohej ndërkombëtarisht për trafik droge

Një bashkëpunim mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe...