Marrëveshja me Italinë, Rama: Emigracioni problem i të gjithë Europës

Më datë:

Kryeministri Edi Rama, nga Praga, ku mori pjesë në forumin GLOBSEC 2024, foli edhe për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Rama tha se Shqipëria synon të jetë e dobishme për veten dhe për miqtë e saj.

Ai shtoi se Europa duhet të funksionojë si një trup i vetëm kur vjen puna në përballimin e sfidave të emigracionit.

“Nuk ka shumë në BE që e kundërshtojnë. BE që përfaqësohet nga Ursula von der Leyen nuk thotë se marrëveshja është e gabuar. Ka nga ana progresiste e Evropës që e konsideron këtë si ide të keqe. Mua më takon të jem i dobishëm për miqtë dhe për Shqipërinë, që ajo të jetë e dobishme për miqtë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, “nëse miqtë kërkojnë diçka duhet të jesh pranë tyre, jo doemos duhet të biesh dakord 100 %”.

“Ne kemi shkuar në luftëra së bashku, ne erdhëm me ju dhe nuk e vumë në dyshim. Thënë kjo, marrëveshja në fjalë është për një temë që është kaq e madhe, kaq e rëndësishme, kaq përcaktuese për Europën dhe mënyrën se si ajo duhet të shohë veten dhe të ardhmen e saj. Po flas për emigracionin dhe ta transformosh atë në një zënkë mes të majtës dhe të djathtës, në një konflikt brenda Europës, tregon se ndërkohë që ky është një problem i të gjithë Europës. Europa nuk është gati të veprojë si një e vetme dhe në vend që të trajtojmë problemin, është më e lehtë ta ndërtojmë jetën e përditshme bazuar në politika partiake që nuk na çojën askund”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Arrestohet një prej grabitësve të argjendarisë, vijojnë kërkimet për bashkëpunëtorin”

Është arrestuar këtë të enjte, një nga autorët e...

“Topalli kujton debatet për integrimin: Sot flasin ndryshe për Perëndimin”

Në seancën e sotme plenare Jozefina Topalli, u ndal...

Seanca plenare e Kuvendit, shtyhet interpelanca me Kryeministrin Rama

 Kuvendi shtyu interpelancën me Kryeministrin Edi Rama i cili...

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...