18.5 C
Tirana

Teliti identifikon shkaktarët e krizës ekonomike

Më datë:

Dorian Teliti, këshilltar për Çështjet Ekonomike në PD, tha se referuar shifrave zyrtare të INSTAT, 7-mujori i këtij viti shënon një rekord të ri të mbrapshtë keq-qeverisje.

Teliti u shpreh se eksportet shqiptare pësuan një rënie të ndjeshme, duke u ulur me 14.5%, ndërkohë që të fituar kanë dalë ‘miqtë importues’ pasi importet rezultojnë me rritje, konkretisht 3.2%.

“Deficiti tregtar u rrit me 23.6% gjatë 7 muajve të parë të vitit, tregues ky i qartë i dobësimit të pozicionit tregtar të ekonomisë dhe prodhuesve shqiptarë krahasuar me vendet dhe konkurrentët në rajon e më gjerë.

Arsyet janë disa, por të lidhura drejtpërsëdrejti me qeverinë dhe politikat e saj okulte”, tha Teliti.

Ai shtoi se shfuqizimi i euros i shkaktuar nga faktorë kryesisht jo ligjor që lidhen me pastrimin e miliarda eurove të krimit dhe korrupsionit, mungesa e një pakete ndihme direkte për prodhuesit duke i lënë ata në mëshirë të fatit, barra e lartë fiskale që mbretëron në vend prej 11 vitesh, mungesa e fuqisë punëtore si pasojë e shpopullimit masiv, etj, janë disa prej faktorëve të cilët kanë shkaktuar dhe sjellë këtë përfundim të hidhur për ekonominë dhe prodhuesit vendas.

“Ekonomia në krizë prek këdo, pa dallime politike.

Drejtojeni gishtin dhe vendosni para përgjegjësisë ata që kanë shkaktuar këtë krizë, te fajtorët e kësaj krize sa ekonomike po aq edhe sociale.

Modeli ekonomik rilindas i fuqizimit dhe pasurimit vetëm të një grushti njerëzish, ndërkohë që ekonomia dobësohet dhe shqiptarët varfërohen, duhet të marrë fund një orë e më parë.

Partia Demokratike e ka të qartë vizionin për ringritjen e ekonomisë tonë.

Pas zgjedhjeve të lira e të ndershme të organizuara nga një qeveri teknike, me ardhjen në drejtim të punëve, qeverisja e vogël, por eficente, e cila vendos në qendër qytetarin dhe sipërmarrjen, me taksat më të ulta në rajon, me paketa mbështetëse direkte aty ku nevojitet dhe kur nevojitet, me një kuadër të rishikuar për tu rikthyer lider në thithjen e investimeve të huaja direkte, me masa konkrete për rikthimin e shqiptarëve ne vend, etj, do jenë instrumentat që do ringrejnë ekonominë tonë duke e futur atë në shinat e zhvillimit, rritjen e produktivitetit dhe pagave, hapjes së vendeve të punës, rritjen e mirëqenies”, tha Teliti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian...

Çfarë bën opozita nëse Kuvendi rrëzon SPAK për Ballukun? Berisha tregon planin

“Kam sjellë provat, dokumentin, ku faktohet se jo vetëm...

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar...

Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret në 18 dhjetor Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta është thërritur nga Prokuroria e Posaçme...