Importi i mbetjeve, Karabina: Qeveria pasurohet nga plehrat me inceneratorë që nuk ekzistojnë

Më datë:

Zëdhënësja e Demokratëve Euroatlantikë, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediet ka reaguar për projektiligjin e qeverisë për importin e mbetjeve në Shqipëri.

“Qeveria, e cila do të mbahet mend për pasurimin nga plehrat, me ligjin e ri i jep të drejtën Këshillit të Ministrave që të përcaktojë se cilat lloje të mbetjeve do të importohen nga jashtë, ndërkohë që sasia e mbetjeve tona të grumbulluara nga mosfuksionimi i inceneratorëve i ka tejkaluar kapacitetet e landfillit, duke rënduar dhe shtuar rreziqet e ndotjes”, u shpreh ajo.

Karabina më tej u ndal tek inceneratori i Elbasanit, për të cilin theksoi se nuk punon, ndaj ka grumbullime masive të mbetjeve.

Sipas saj, bashkia Elbasan paguan 2500 lekë për ton mbetjesh kompaninë Eco-Alb, por mbetjet vetëm grumbullohen dhe as përpunohen, as incenerohen sipas kontratës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...