Balliu: Tirana, e dyta më e shtrenjta në Evropë në ndërtimin e shkollave

Më datë:

 Koordinatori rajonal për Tiranën i Partisë Demokratike, Klevis Balliu deklaroi sot se, Tirana është e dyta më e shtrenjta në Evropë në ndërtimin e shkollave, me 3388 euro për metër katror.

Balliu theksoi se, “pushteti aktual nuk investon në arsim, por arsimin e sheh si mundësi për të vjedhur”.

Sipas Balliut, “ato shkolla të cilat janë ndërtuar apo po projektohen për t’u ndërtuar kanë shifra tejet të fryra, që tejkalojnë edhe vendet më të zhvilluara evropiane”.

“Tirana e Veliajt është e dyta më e shtrenjta në ndërtimin e shkollave me 3388 euro për metër katror, pavarësisht se ndryshe nga vendet e tjera, ne kemi rrogat më të ulëta, pensionet me të ulëta dhe standardin e jetesës më të ulët, ndihmën ekonomike më të ulët dhe ndotjen më të lartë, e çmimet qartazi më të shtrenjta se vendet më të zhvilluara në Evropë”, tha Balliu.

Ai theksoi se, “Partia Demokratike i bën thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojë këto tenderë abuzues që po vjedhin çdo qindarkë të taksave të qytetarëve”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...