18.5 C
Tirana

Vangjeli: Landfilli i Sherishtes në Vlorë, fituesi i paracaktuar

Më datë:

 Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli reagoi sot për landfillin e Sherishtës Vlorë. Ajo ngriti akuza se, fituesi është i paracaktuar dhe se kontrata u nënshkrua dy muaj para sesa të shpallej fituesi.

Në një deklaratë për mediet, Vangjeli u shpreh se, “për landfillin e Sherishtës Vlorë më 5 Dhjetor 2016, u nënshkrua marrëveshja për financimin e projektit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në rajonin e Vlorës, ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Bankës gjermane KFW. Projekti i integruar përfshinte kredinë në vlerën 12.5 milion euro dhe dy grante në vlerat 7.5 dhe 1.3 milion euro.

Më datë 12 Qershor 2020, u shpall fituesi që ishte bashkimi i kompanive JV Bulfaro SPA dhe Integrated Technology Services shpk”.

Vangjeli theksoi se, “në këtë format të njoftimit të fituesit është e cituar edhe kontrata, e cila daton dy muaj më parë sesa të shpallej fituesi ekzakt më 27 Prill 2020. Kaq mjafton për të dyshuar se tenderi ishte fiktiv dhe fituesi u paracaktua”

Vangjeli gjithashtu kërkoi nga SPAK që të hetojë këtë çështje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohet në Shkodër magazina ku kultivohej kanabis, disa të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që...

Qytetarë dhe aktivistë, protestë në mbrojtje të familjes

Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë...

Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë

https://www.youtube.com/live/7ASMKRHf5-w?si=lhehly81fgA4l1iu&t=1175  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Trump shqyrton kërkesën saudite për avionët luftarakë ”F-35”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po shqyrton...