12.5 C
Tirana

100 ndërhyrje për shuarjen e zjarreve në shkallë vendi

Më datë:

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri informoi se nga ora 00:00 datë 02.08.2024 deri më 22:00 datë 02.08.2024 janë raportuar 100 ndërhyrje për shuarjen e zjarreve në shkallë vendi.

Sipas njoftimit për shtyp të kësaj drejtorie, më problematiket kanë qenë:

Bashkia Tepelenë

Në bashkinë Tepelenë për momentin janë aktive vatra të vogla por në zona shumë rurale në lagjen Allkush, Fshati Salari, Nja Qender. Vatrat janë aktive por me intensitet të dobët. Për shkak të terrenit nga Shërbimi i MZSH-së Tepelenë po ndërhyhet me pompa shpine. Në vendngjarje është shefi i sektorit Veledin Abazi dhe mbas komunikimit me të më tha që do veprojnë në orët e para të mëngjesit. Aktualisht janë prezent 15 punonjës nga Bashkia Tepelenë dhe 14 punonjës nga Shërbimi i MZSH-së Tepelenë.

Bashkia Patos

Rreth orës 23.00 të datës 01.08.2024 Shërbimi i MZSH-së në Bashkinë Patos ka marrë pjesë në një aksident të rëndë ku një person i moshës 22 vjec është hedhur nga kati i 4 i një pallati dhe ka ndërruar jetë. Shërbimi i MZSH-së Patos ka bërë të mundur pastrimin sistemimin e vendit të ngjarjes.

Bashkia Maliq

Vazhdon prej 5 ditës të jetë aktive vatra e zjarrit në Bode, Nja. Lozhan por pa intensitet. Në terren po veprojnë 43 forca nga Bashkia Maliq dhe 26 forca nga ushtria FA.

Bashkia Rrogozhinë

Zjarri në fshatin Mushnikë, në lagjen Elezaj gjatë ditës së sotme doli jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë dhe po përparon drejt fshatit Milik. Për shkak të terrenit të vështirë automjetet zjarrfikëse nuk mund të afroheshin. Në ndihmë të ka shkuar edhe shërbimi i MZSH-së i bashkisë Peqin me autobotin 8 ton dhe me punonjës zjarrfikës.

Bashkia Himarë

Rreth orës 14.30 u njoftua nga Policia e Shtetit se në vendin e quajtur Vanovë, fshati Pilur kishte rënë zjarr. Në vendngjarje kanë shkuar 3 automjete zjarrfikëse dhe i gjithë efektivi i bashkisë Himarë. Në ndihmë shkuan edhe shërbimet e MZSH-së së bashkive Sarandë dhe Finiq. Në operacion morën pjesë edhe 4 punonjës nga Shërbimi Pyjor, 3 punonjës nga EC, punonjës nga Policia e Shtetit dhe fshatarë të zonës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...