Sako: Brenda këtij muaji hidhet shorti për familjet

Më datë:

Në lagjen e re në Spitallë, Durrës po kryhen punimet përfundimtare.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektoi nga afër punimet, ndërsa bën të ditur se “brenda këtij muaji do të hidhet shorti për familjet që do të përfitojnë shtëpi të reja në këtë zonë’.

“Në këtë lagje të re model urbane janë ndërtuar 85 pallate me 996 apartamente gjithsej, me standarde të larta për qytetarët që humbën banesat nga tërmeti.  Gjithashtu në këtë zonë ka edhe vende parkimi, hapësira të gjelbra dhe qendra të ndryshme shërbimi”, tha thekson Sako.

Zona e Spitallës në Durrës po transformohet rrënjësisht vitet e fundit, falë projekteve madhore të rikualifikimit urban, të cilat ofrojnë standarde moderne të infrastrukturës, dhe përmirësim të ndjeshëm të jetës së përditshme të banorëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Anija “Touska” nën kontroll të SHBA, dyshohet për materiale me përdorim ushtarak

Anija kontejnerë me flamur iranian “Touska” është sekuestruar nga...

Strategjia/ Deri në vitin 2030 rreth 20% e rrugëve me pagesë, qeveria nuk heq dorë nga PPP

Qeveria shqiptare synon që deri në vitin 2030 rreth...

Pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Itali, Prokuroria në veprim

Prokuroria e Fierit ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të...

Studimi: Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimin e fluturimeve të gjata nga Evropa me mbi 100 dollarë

Një analizë e organizatës Transport & Environment (T&E) tregon...