U zhvillua sot protesta e 19 në radhë para Bashkisë së Tiranës. Për gati një orë opozita protestoi para bashkisë, ndërsa nuk pati incidente dhe as djegie gomash.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ndalja e tij para drejtësisë.


