Meta nga salla e gjyqit: Akuza për gënjeshtra dhe kallëzues të rremë

Më datë:

Këtë të hënë, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur gjyqi në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, si dhe tre të pandehurve të tjerë për të njëjtën dosje hetimore.

Siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme, Meta flet për herë të parë publikisht, që pas arrestimit të tij…

“Gënjeshtra, shpifje e kallëzues të rremë! Një proces i turpshëm!”, dëgjohet teksa thotë ai brenda kafazit të qelqtë.

Mësohet se gjatë hyrjes në sallë ai ka përshëndetur publikun, fillimisht me dy gishtat lart dhe më pas ka bërë shqiponjën me duar, duke thënë: Shqipëria, e shqiptarëve!

Meta, i cili akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie, ka kërkuar që seancat gjyqësore të transmetohen drejtpërdrejt për publikun, me qëllim garantimin e transparencës së plotë.

Për këtë, ai i është drejtuar më herët gjykatës me një letër të posaçme, ku thekson se transparenca dhe llogaridhënia janë detyrim për çdo institucion dhe funksionar publik.

Raportohet se përfaqësues të Partisë së Lirisë kanë shkuar Gjykatën e Posaçme për të ndjekur nga afër seancën.

E pranishme në sallë është edhe Kryemadhi, e cila deri më tani ka qëndruar në heshtje.

Kreu i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024, teksa po hynte në Tiranë, në një operacion të forcave speciale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Revania Tradicionale, e Ëmbël me Petë

Është një ndër delikatesat më të mrekullueshme shqiptare. E lehtë,...

Piramida e Keopsit mund të jetë mbi 25-mijë vjeçare

Piramida e Keopsit mund të jetë ndërtuar mbi 25...

WhatsApp sjell funksionin e ri “flluska njoftimesh” në Android

WhatsApp, aplikacioni në pronësi të kompanisë Meta, po vazhdon...

Avokati i Metës kundërshton masën në sallën e gjyqit

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në një dalje...