Pesë viktima nga shpërthimi në një fabrike e tekilas në Meksikë, dy të lënduar

Më datë:

Të paktën pesë punonjës kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e eksplodimit dhe zjarrit që shpërtheu brenda një fabrike të tekilas të martën në shtetin Jalisco, Meksikë, njoftuan autoritetet lokale, raporton agjencia “Reuters”.

Agjencia e Mbrojtjes Civile njoftoi në rrjetin social X se pesë persona u konfirmuan të vdekur dhe dy u lënduan, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Të gjithë të vdekurit dhe të plagosurit kanë punuar në fabrikë, tha agjencia.

Shërbimet e emergjencës kanë evakuuar zonën përreth si masë sigurie, por zyrtarët thanë se banorëve u lejua të rikthehen në shtëpi të martën vonë.

Víctor Hugo Roldán, drejtori i agjencisë së Mbrojtjes Civile, tha se dy nga rezervuarët prej 219 mijë litrash tekila shpërthyen dhe se autoritetet po siguroheshin që alkooli nuk do të kalonte në rrjetin komunal të kullimit.

Ai tha se ekspertët po hetojnë për ta gjetur shkakun e shpërthimit. Zyrtari tha se zjarri ishte nën kontroll deri në mbrëmje, por ekipet e emergjencës janë duke punuar akoma në vendngjarje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...