Tajvani në ‘kolaps’: Mbi 8 mijë persona zhvendosen nga ishulli prej tajfunit

Më datë:

Tajfuni “Gaemi” ka sjellë problematika të mëdha në Tajvan dhe Filipine.

Siç shkrujnë mediat e huaja, kanë nisur kërkimet për një anije mallrash që kishte ardhur nga Tajzania, me 9 anëtarë ekuipazhi brenda.

Këta të fundit ishin shtetas të Mianmarit.

Dyshohet se tajfuni bëri që anija në portin jugor të Kaohsiung të fundosej.

Tajfuni, ka vrarë tre persona dhe ka plagosur qindra të tjerë në ishull prej të Mërkurës së shkuar.

Bilanc ky që mund të rëndohet nëse vërtetohen dyshimet se ekuipazhi i anijes me flamur të Tanzanisë nuk ka mbijetuar.

Edhe në Filipine raportohet se është mbytur një anije-cisternë që transportonte 1.5 milionë litra karburant industrial. 8 persona u raportuan të vdekur.

Në Tajvan, stuhia ka detyruar zyrtarët të pezullojnë stërvitjet vjetore ushtarake, ndërsa janë anuluar thuajse të gjitha fluturimet brenda vendit e mbi 200 të tilla ndërkombëtare.

Sipas autoriteteve, më shumë se 8 mijë njerëz janë zhvendosur përkohësisht nga ishulli.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama udhëton drejt Athinës, pritshmëri për diskutime mes dy liderëve

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbërrin sot në Athinë ku...

Hapet Kampusi Ndërkombëtar i Tiranës, Kumbaro: Një dritare bashkëpunimi akademik me Francën

U përurua sot hapja e Kampusit Ndërkombëtar të Tiranës...

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka, shtyhet seanca në GJKKO

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Veliaj kërkesë Gjykatës Administrative: Transmetojini live seancat!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur...