Balla ftesë të rinjve: 100 kuota të lira në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit

Më datë:

Gjatë prezantimit të p/ligjit të ri “Për Policinë e Shtetit”, në Komisionin e Sigurisë, ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri një ftesë për të rinjtë e të rejat që kanë mbaruar gjimnazin, të konsiderojnë si mundësi aplikimi edhe Akademinë e Sigurisë.

Aplikimet janë të hapura nga data 30 korrik deri në 4 gusht, përmes portalit UAlbania.

“Unë u bën thirrje dhe i ftoj maturantët që janë ende në dilemën për zgjedhur rrugën e karrierës së tyre, që të konsiderojnë edhe ofertën e Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, për t’u bërë pjesë e Akademisë së Sigurisë. Këtë vit kemi 100 kuota në nivelin “Bachelor”, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit. Ata që do të përfundojnë këtë cikël 3-vjeçar, janë përfitues të drejtpërdrejtë të gradës “Nënkomisar”, tha ministri Balla.

Gjatë fjalës në Kuvend, ai nënvizoi se në bazën ligjore në fuqi, ka patur një mangësi me heqjen e mundësisë së studimit në Akademi, në sistemin “Bachelor”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...