Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Vrasja e policit në Serbi, flet Kurti: Çështja mos të politizohet

Më datë:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë deklaratë me rastin e raportuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Loznicë të Serbisë.

Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e Kosovës me emrin Artan Hajrizi. Kurti, në konferencë për mediat tha se rasti nuk ka përse të politizohet.

“Kemi pranuar edhe ne informacione, sikurse edhe ju sepse kjo vrasje ka ndodhur në Serbi, që do të thotë se burim informacioni ka qenë Serbia. Tani, organet tona kompetente, Ministra e Brendshme, e Jashtme, policia jonë do të njoftojnë opinionin, edhe juve edhe mua, për situatën aktuale.

Edhe unë jam duke pritur dhe do të pres derisa ata të japin deklaratat e tyre profesionale, sepse edhe ne mendojmë që kjo gjë nuk duhet të politizohet, por të trajtohet si e tillë edhe nga aspekti i sigurisë, edhe nga këndi profesional dhe ligjor”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha hedh akuza ndaj Ballukut: “Ka ndikim të madh në qeveri”

Kreu i Partisë Demokratike, në një dalje për mediat...

Kryeministri Rama: Prioritet mbyllja e kapitujve të integrimit, kërkohet ritëm më i lartë

 Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria duhet të...

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburanteve, nafta shkon 191 lekë/litër

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet...

Costa: Zvërneci, Komisioni Evropian në kontakt me autoritetet shqiptare

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa deklaroi sot...
LIVE TV