Costa: Zvërneci, Komisioni Evropian në kontakt me autoritetet shqiptare

Më datë:

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa deklaroi sot se Komisioni Evropian është në kontakt me autoritetet shqiptare dhe po dëgjon shoqërinë civile në lidhje me situatën e fundit në Zvërnec.

I pyetur sot gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama rreth transparencës së investimeve në Zvërnec dhe ndikimin që mund të ketë çështja e pronave në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Costa tha se “në procesin e anëtarësimit, qëllimi është që Shqipëria të jetë në përputhje të plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian në të gjitha fushat, përfshirë edhe mjedisin”.

“Nuk mund të flas për ndonjë projekt të veçantë apo specifik, por Komisioni Evropian, jeni të sigurt, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare, duke dëgjuar edhe shoqërinë civile dhe, në rast se do të ketë arsye për të komentuar, Komisioni Evropian do të reagojë”, tha ai.

Sipas Costa-s, “ky është procesi normal i punës sonë”.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për përkthimin në gjuhën shqipe të legjislacionit të Bashkimit Evropian, por për zbatimin e tij në Shqipëri, në lidhje me mjedisin dhe të gjitha fushat e tjera, si dhe kapitujt përkatës”, tha Costa.

https://www.facebook.com/watch/?v=1517083986862541

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur

Trafiku ajror në Belgjikë do të ndalet të martën...

Zvërneci/ SPAK sekuestron llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development” të Redi Strugës

SPAK ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land...

Berisha hedh akuza ndaj Ballukut: “Ka ndikim të madh në qeveri”

Kreu i Partisë Demokratike, në një dalje për mediat...

Kryeministri Rama: Prioritet mbyllja e kapitujve të integrimit, kërkohet ritëm më i lartë

 Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria duhet të...