Berisha hedh akuza ndaj Ballukut: “Ka ndikim të madh në qeveri”

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, në një dalje për mediat sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, se ky i fundit është marrë peng nga Belinda Balluku. Ai tha në një dalje për mediat se Saimir Tahiri nuk iu hoq imuniteti nga PS-ja, por u arrestua me urdhër të Antimafias italiane.

Ndërkohë ai tha se një rast tjetër flagrant ishte rasti i Ballukut, që sipas tij është kryeministrja në hije e qeverisë.

  “Kjo mazhorancë nuk heq imunitetet. Mos harroni, mandatin e arrestit të Saimir Tahirit e solli Antimafia italiane, bazuar te përgjimet në bashkimin me klanin Habilaj. Rama sulmoi egërsisht prokurorët dhe nuk i hoqi imunitetin. Pse? Sepse Tahiri si ministri i drogës, kishte zbatuar realisht, të jem i sinqertë, se s’do ta lehtësoja, ai kishte zbatuar urdhrat e Ramës. ndoshta në mbledhjen e qeverisë edhe e ka kundërshtuar kanabzimin, por ia ka imponuar Rama. Ndaj nuk ia hoqi imunitetin. Por i lëshoi Gaz demin, eminemi i PS, me të gjitha joshjet dhe kërcënimet, që mos të fliste. Pazaret ishte që mos t’i hiqte imunitetin. Rasti i dytë, akoma më fatal është rasti i Lubisë. Të gjitha sot në Europë, nuk ka njeri, edhe miqtë e Ramës, që nuk e besojnë s pas dosjes është Rama. Janë bërë analiza në çështjen e vendimmarrjeve, Rama del 100% i komplikuar në dosjen Balluku. Rreshtimi i tij i detyruar nga Balluku, pasi dhe sot e kontrollon Lubia, ua them shqiptarëve. Ajo është po sot dhe në PS, dhe në qeveri, po kaq e rëndësishme. Është kryeministri në hije, që lëviz të gjitha fijet. Rama po vuan nga Lubo-fobia. E morën peng në prani të policisë, e zvarritën sikur mos njeri, protestuesit në Zvërnec. Ajo e hedh në erë Edi Ramën 100 herë.”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident zinxhir në Levan–Tepelenë, të lënduar tre persona, mes tyre turistë të huaj

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme...

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur

Trafiku ajror në Belgjikë do të ndalet të martën...

Zvërneci/ SPAK sekuestron llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development” të Redi Strugës

SPAK ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land...

Kryeministri Rama: Prioritet mbyllja e kapitujve të integrimit, kërkohet ritëm më i lartë

 Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria duhet të...