Së paku 16 të vdekur nga zjarri në një fabrikë të baterive në Korenë e Jugut

Më datë:

Së paku 16 njerëz kanë humbur jetën, shtatë janë lënduar dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur të hënën si pasojë e zjarrit në një fabrikë për prodhimin e baterive në afërsi të kryeqytetit të Koresë së Jugut, thanë zyrtarët.

Ekipet e shpëtimit në fabrikën në qytetin Hwaseong, në jug të Seulit, i tërhoqën trupat e viktimave pas kërkimeve nëpër zonë, tha zjarrfikësi lokal Kim Jin-young.

Kim tha më herët se shumica e të zhdukurve janë shtetas të huaj, përfshirë kinezë.

Ai theksoi se një dëshmitar u tha autoriteteve se zjarri nisi pasi shpërthyen bateri kur punëtorët po i vlerësonin dhe paketonin ato.

Megjithatë, ai shtoi se do të kryhet një hetim për ta gjetur shkaktarin e saktë të zjarrit.

Kimi tha se ata që u gjetën të vdekur me gjasë nuk ia dolën të iknin nga fabrika përmes shkallëve. Ai nënvizoi se zyrtarët do të kryejnë hetim për të mësuar nëse funksionoi apo jo sistemi për shuarjen e zjarrit.

Në përgjithësi 102 njerëz po punonin në fabrikë para se të shpërthente zjarri.

Presidenti jugkorean Yoon Suk Yeol i urdhëroi më herët zyrtarët t’i mbledhin të gjithë personelin dhe pajisjet për të gjetur të mbijetuar

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apollo vs Artemis: Si ndryshoi Toka në 58 vjet

Pasi ekuipazhi i Apollo 8 kapi foton ikonike të...

Kultivonin kanabis në platforma polistiroli, arrestohen dy të rinj në Librazhd

Dy të rinj janë arrestuar në Librazhd, pasi kultivonin...

PD depoziton kallëzim penal pas protestës, akuza për shpërdorim detyre dhe pengim tubimesh

Partia Demokratike ka kallëzuar ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari...

Hetime për skemë me letrat bullgare, arrestohen dy zyrtarë të Gjendjes Civile

Policia Dibër ka arritur të finalizojë me sukses një...