Rrëzohet sërish kërkesa e ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, do të qëndrojnë në burg

Më datë:

Tre ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato do vijojnë qëndrimin në qeli.

Gjykata e Posaçme rrëzoi sërish kërkesën e tyre për ndryshim të masës së sigurisë.

Tushe, Molla dhe Qato u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.

Kujtojmë se SPAK lëshoi 9 masat e sigurisë më 28 Mars, pas hetimeve të kryera prej më shumë se një viti.

Molla, Qato e Tushe akuzohen për “korrupsion pasiv”, “fshehje pasurie” e “shkelje të barazisë në tendera”.

Sipas SPAK, rezulton se Molla e Qato janë pronarët faktikë të kompanisë “5D Construction”, e cila në periudhën 2016-2020 ka fituar tendera në kundërshtim me ligjin nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...