Lihen në burg babai, vëllai dhe partneri i 29-vjeçares

Më datë:

Tre dhunuesit e 29-vjeçares në Vlorë janë lënë në burg nga gjykata.

Masa e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë vendos për të atin e vajzës, 60-vjeçarin Astrit Bajrami, vëllanë e saj 26-vjeçar, Ervin Bajrami dhe partnerin, Armand Janka.

Prokuroria kërkoi për autorët arrest shtëpie, por nisur nga fakti që te tre jetonin në një shtëpi, gjykata vendosi t’i lërë në qeli.

Dy avokatët e çështjes, Edmond Dema dhe Romarjo Meminaj, u shprehën se vajza që prej moshës 2-vjeçare vuan nga epilepsia dhe kërkuan të bëhen hetime për ngjarjen.

“Vajza nuk ishte e fejuar, por e martuar dhe me një fëmijë 5 vjeç. Prej kohësh, kurohej te neurologu dhe kishte shfaqur probleme.

Kjo nuk është hera e parë që policia arreston persona pa kryer hetime përkatëse dhe kjo është mungese profesionalizmi”, u shprehën avokatët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...