12.5 C
Tirana

Lufta në Ukrainë, BE miraton pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë

Më datë:

Bashkimi Evropian e ka miratuar të hënë një pako të re të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të luftës së saj në Ukrainë.

Pakoja e 14-të e sanksioneve kundër Rusisë përfshin ndalimin e rimbushjes së gazit të lëngshëm natyror të Rusisë në BE për qëllime të dërgimit të tij në vendet e treta.

Kjo pako i ofron gjithashtu BE-së më shumë mjete për ta luftuar shmangien e sanksioneve.

Sanksionet përfshijnë po ashtu masa kufizuese ndaj 116 individëve dhe subjekteve të tjera për shkak të veprimeve të tyre kundër Ukrainës.

“Sanksionet e reja vënë në shënjestër sektorë të vlerës së lartë të ekonomisë ruse si, energjia, financat dhe tregtia, si dhe e bëjnë tejet të vështirë shmangien e sanksioneve të BE-së”, tha Këshilli i BE-së në një komunikatë.Pakoja e re përfshin edhe ndalimin e përdorimit të Sistemit për Transfer të Mesazheve Financiare (SPFS), një lloj sistemi SWIFT me bazë në Moskë.

Për më tepër, partitë politike dhe organizatat, si dhe OJQ-të nuk do të lejohen më të pranojnë financim nga Rusia, tha Këshilli.

“Sanksionet ua ndalojnë mediave të BE-së, partive politike dhe organizatave analitike të marrin fonde nga burime ruse. Janë vendosur masa edhe kundër kompanive nga Kina, Kazakistani, Kirgistani, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për anashkalimin e sanksioneve kundër Rusisë”, thuhet në deklaratë.

Në njoftim theksohet tutje se Këshilli i BE-së i ngarkon kompanitë evropiane që të sigurojnë që partnerët e tyre në vendet e treta të mos i shkelin sanksionet evropiane.

“BE-ja kufizon regjistrimin e të drejtave të pronësisë intelektuale në bllok për qytetarët dhe kompanitë e Rusisë”, thuhet në njoftim.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kërkohet 1 vit burg për drejtoren e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Osmani: Çdo marrëveshje paqeje nuk duhet të inkurajojë ambiciet imperialiste të Rusisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron...

Berisha: Minimumi jetik është ligji i parë që do të miratohet pas votimit të qeverisë së re

https://www.youtube.com/live/mb4_FytoLFE?si=3zup7ht-upJc9LXO&t=1009 Kreu i PD Sali Berisha, në një lidhje live,...

Me drogë, armë dhe municion në banesë, arrestohet 27-vjeçari në Berat

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në...