19.5 C
Tirana

Hasani: Gati të hapim sa më shumë kapituj të negociatave me BE-në

Më datë:

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në konferencën e Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor me MPJ-të e vendeve të BP-së, organizuar në Austri.Ministri Hasani nënvizoi se Bashkimi Evropian duhet të mbajë një afat kohor realist dhe të përkushtuar për procesin e anëtarësimit.

“Ne do të kemi zgjerim në zemër të Bashkimit Evropian dhe do ta mirëpresim shumë këtë. Është momenti i duhur që gjërat të bëhen reale me një axhendë ambicioze dhe është koha për të provuar në mënyrat më konkrete, vendosmërinë e të gjithëve për të ecur përpara”, tha ai.

Ministri Hasani theksoi se Shqipëria e ka treguar vendosmërinë e saj për përshpejtimin e procesit të integrimit, duke treguar progres të vazhdueshëm në ndërmarrjen e reformave.

“Ne në Shqipëri jemi gati të hapim sa më shumë kapituj të mundshëm gjatë këtij viti. Nuk ka kohë për të humbur dhe shpresojmë shumë që pas një muaji të kemi mundësinë të organizojmë konferencën e dytë ndërqeveritare”, u shpreh kryediplomati shqiptar Hasani.

Ministri Hasani u shpreh besimplotë se Grupi i “Miqve të Ballkanit Perëndimor” do të vazhdojë mbështetjen dhe bashkëpunimin e fortë me vendet e rajonit, për të ndihmuar në përmbushjen e të gjitha kritereve dhe finalizimin e integrimit në BE.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...

Ursula von der Leyen denoncon “sulmin hibrid” ndaj Lituanisë nga Bjellorusia

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,  tha...