6.5 C
Tirana

Dënuar për trafik droge në Belgjikë, sekuestrohen pasuritë e Veip Ormënajt

Më datë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se pas regjistrimit të procedimin pasuror të vitit 2023 paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij.

Procedimi pasuror është regjistruar mbi bazën e akteve të administruara në kuadër të referimit pasuror përcjellë nga autoritetet belge të Drejtësisë, nga të cilat rezulton se shtetasi Veip Ormënaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Belgjikës me vendim penal  për veprat penale të “Trafikim i substancave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës.

Pas kryerjes së hetimeve pasurore rezultoi se, shtetasi Veip Ormënaj zotëronte pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash dhe të cilat dyshohen se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur konfiskimin e pasurive:

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2;

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2;

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2;

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2;

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48 m2;

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2;

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30m2;

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2;

Depozitë bankare në shumën prej 190.013.78 Euro;

Depozitë bankare në shumën prej 68. 987.00 Euro.

Pasuritë e paluajtshme të konfiskuara ndodhen në Orikum, Vlorë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Alqi Bllakos për gjykim të shkurtuar. Pretenca më 29 Janar

Gjykata e Posaçme ka vendosur të pranojë kërkesën e...

U ekzekutua mbrëmjen e djeshme, del fotoja e Kristian Markut

Personi që po shihni në foton më sipër është...

Dalin para gjykatës fëmijët që vranë babain, rëndohet akuza për vajzën 19-vjeçare

Pritet që këtë të martë të nisë procesi gjyqësor...

Goditja ndaj grupit të Suel Çelës, Apeli lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën...