Lipavsky: NATO është më e fortë se kurrë

Më datë:

Sipas ministrit të Jashtëm çek, Jan Lipavsky ”NATO tani më e fortë se kurrë, falë marrëdhënieve transatlantike dhe fakti që aleatët evropianë janë duke bërë pjesën e tyre”.

”NATO është aktualisht në pozitën më të fortë që ka nuk ka pasur kurrë më parë, falë lidhjes së fortë transatlantike”, tha ai, në një reagim ndaj deklaratave të ish-presidentit amerikan, Trump.

”Vendet evropiane po përmbushin angazhimet e tyre”, theksoi Lipavsky.

Ministri çek deklaroi se përballë kërcënimit më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore, Republika Çeke ka rritur shpenzimet për mbrojtje dhe po blen ”armë të reja, shumë prej të cilave vijnë nga SHBA”.

Republika Çeke është zotuar të ndajë për mbrojtjen 2% të PBB-së.

Në fund të janarit është nënshkruar edhe parakontrata mes RÇ dhe SHBA për 24 avionë luftarakë F-35 të prodhimit amerikan.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...

Grabitet me armë argjendaria në Kamëz

Policia me anë të një deklarate për mediet sot...