Protesta në Argjentinë kundër planeve ekonomike të presidentit të ri

Më datë:

Mijëra argjentinas dolën në rrugët e Buenos Aires për të protestuar kundër planeve ekonomike të qeverisë së re. Presidenti i ri Javier Milei njoftoi masa që përfshijnë shkurtime të shpenzimeve dhe një zhvlerësim drastik të monedhës.

Ai nënshkroi gjithashtu një dekret për reformën ekonomike që do t’i japë fund kufizimeve të eksporteve. Protesta u udhëhoq nga grupe që përfaqësojnë personat e papunësuar dhe që kërkojnë më shumë mbështetje për të varfrit.

“Është një projekt qeveritar dhe një plan që është regresiv për të gjithë punëtorët në çdo kuptim. Ne vijmë nga inflacion i lartë dhe fuqia blerëse ka humbur jashtëzakonisht shumë. Zhvlerësimi dhe inflacioni po e bëjnë të pamundur ruajtjen e një standardi jetese. .”

Një numër i madh policësh u vendos për të ndaluar protestuesit të bllokonin akset rrugore. Që nga zgjedhja e tij më 10 dhjetor, Milei ka premtuar masa drastike për ekonominë e tretë më të madhe të Amerikës Latine, e cila është e gjunjëzuar pas dekadash borxhi dhe keqmenaxhimi financiar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...