Sveçla: Në veri dje është rrezikuar jeta e një zyrtari policor

Më datë:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se një ditë më parë ka qenë në rrezik jeta e një polici në veri të Mitrovicës.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje për këtë rast, por sipas Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës një person ka tentuar të godasë me veturë një zyrtar policor.

Ministri Sveçla në Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut derisa foli për sulmin në Banjskë tha se situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm.

“Atje institucionet e sigurisë janë ballafaquar me sulme ekstremiste, sulmi i 24 shtatorit u menaxhua mjaft mirë edhe pse humbëm heroin Afrim Bunjakun.

Gjatë këtyre viteve Policia e Kosovë është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste dhe lajmi i fundit është se një sulm kemi pasur edhe dje ku është rrezikuar jeta e një polici.

Megjithatë situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...