7.5 C
Tirana

Bardhi: Ne nuk jemi lodhur, s’ka seancë normale

Më datë:

Në një deklaratë jashtë Parlamentit, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryeministrit Edi Rama.

Parlamentin e cilësoi “memec” pasi sipas tij deputetët e opozitës nuk kanë mundësi as të votojnë ligjet.

4 minuta e 29 sekonda seancë për miratimin e buxhetit të shteti në një sallë të mbushur me Gardën, para se të më pyesni mua a është kjo beteja, ju duhet t’i kërkoni llogari kryetares së Kuvendit pse gënjeu të shtunën kur mohoi urdhrin e paligjshëm të mbushjes së sallës me punonjësit e Gardës së Republikës. E vetmja arsye pse sot salla ishte mbushur me forcat speciale të Gardës ishte sepse sot në Kuvend ishte paraqitur kryehajduti Edi Rama, një frikacak që për të ardhur në seancë plenare, kishte mbushur sallën me punonjës sigurie. Pa asnjë diskutim që opozita do të dëshironte që kjo seancë të ishte normale, të shkëmbenim ide, mirëpo kjo është e pamundur sa kohë shkelet rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta e Shqipërisë. Sipas ligjit, Garda nuk mund të futet për të rrethuar deputetët.”

“Beteja jonë do të vazhdojë, ne nuk do lejojmë punimet normale të Kuvendit, sa kohë nuk lejohemi të bëjëm komisionet hetimore”, theksoi Bardhi.

Ne nuk jemi lodhur, nuk jemi dorëzuar, kjo që patë sot është hapi i radhës

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...