Çuçi: Opozita të njëjtin mesazh me tymuese, nuk do i lëmë qytetarët pa buxhet

Më datë:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi u shpreh se sot opozita përsëri të njëjtat skena me tymuese në Kuvend, ndërkohë që u miratua buxheti më i madh publik në historinë e këtyre 32 viteve.

Në një prononcim për mediet pas seancës plenare ku u miratua në parim projektbuxheti 2024, Çuçi theksoi se opozita përsëriti të njëjtën skenë, të njëjtin mesazh me tymuese,  britma e karrige të hedhura.

“Nuk kishte asgjë të re sa i takon sjelljes së tyre në parlament. E vetmja e re sot është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e këtyre 32 viteve. Janë 7 miliardë euro, që është dyfishi i buxhetit 2013”, tha ai.

Çuçi shprehu keqardhjen që lufta e brendshme në PD në këtë situatë ku ndodhet opozita ka bërë që të kenë shkëputur fare vëmendjen nga interesi i shqiptarëve.

“Sot pamë të njëjtin skenar për fat të keq, skenat e opozitës në Kuvend. Është buxheti 400 milionë euro për rritjen e pagave, rritja më e madhe në histori ku përfitojnë infermierë, zjarrfikës, punonjës policie etj. Paga mesatare vitin tjetër pritet të shkojë 900 euro. Nuk na intereson fare lufta e brendshme në PD”, shtoi ai.

Sipas Çuçit në këtë situatë duhet të kuptohet se nuk ka krizë parlamenti por ka krizë PD.

“Buxheti është diskutuar me të gjitha institucionet e pavarura, në komisione parlamentare. Nëse opozita vendos të vazhdojë me tymuese ne nuk do ta lëmë Shqipërinë pa buxhet. Ne jemi këtu për mbrojtur interesat e shqiptarëve, të pensionistëve që presin indeksimin e pensioneve jo të Sali Berishës që është pensionisti më i pasur në vend”, tha Çuçi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...