Projekt-buxheti 2024, Berisha: E kaluan në mënyrë antikushtetuese

Më datë:

Kryedemokrati Sali Berisha foli për mediat jashtë parlamentit pas seancës që zgjati vetëm 5 minuta, ndërsa shumica votoi në parim mes tymueseve dhe kaosit projekt-buxhetin për vitin 2024. Sipas Berishës kjo kaloi në mënyrë antikushtetuese.

E kaluan në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, buxheti erdhi këtu jo në bazë të procedurave të parlamentit, por si një proces klandestin i kryer në thyerje të rregullores dhe ligjeve, me zoom, i zhvilluar me mejhane, me ahengje dhe në mënyrë të paparë. Ne erdhëm këtu për të bllokuar procesin që buxheti, akt themelor i vitit në parlament të merrte të gjithë dimensionin që i takonte, por ata e kaluan brenda 7 minutave në frikë dhe tmerr.

Nuk ka asnjë lloj evidence as për votimin, as për ndonjë gjë tjetër”, tha Berisha.

Sipas Berishës, opozita korri fitore sot.

Korri një fitore të re në betejën e saj pa kthim pasi u bëri të pamundur hajdutëve të mbrojnë vjedhjen e tyre, u shpreh ai.

Sa i përket flakadanëve dhe tymueseve ai u shpreh se ato dogjën procedurën antikushtetuese.

Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese aty. Shihi si një mjet që dogji procedurën antikushtetuese”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...