​Kurti mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të kursantëve holandezë

Më datë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë e certifikimit të kursantëve holandez, në ambientet e Qendrës së Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Pomozotin, Fushë Kosovë.

Ai me këtë rast tha se trajnimi që sapo ka përfunduar është pjesë e një rrjeti global aktivitetesh që na mundësojnë t’i përgjigjemi me shpejtësi të papriturave dhe, duke e bërë këtë, të shpëtojmë jetë.

Kurti tha se përkushtimi i Kosovës për partneritet dhe vendosmëria e saj për të kontribuar në zgjidhjet e përbashkëta është thelbësore.

Ai shtoi se është krenar për aftësitë që i zhvillojnë në Pomozotin, aftësi që janë jetike për shtetin tonë dhe partnerët tanë teksa përgatiten për role në arenën globale.

Kurti tha se kjo qendër, vitin e kaluar, ka ofruar trajnime për afër 3 mijë persona, në mesin e të cilëve krahas shtetasve tanë edhe qindra partnerë tjerë të huaj nga Shqipëria, Britania e Madhe, Italia, Hungaria, Jordania, Malta, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Portugalia, Turqia si dhe kolegët tjerë të nderuar nga Holanda.

“Ambicia jonë është ta ngremë këtë qendër në një Qendër të njohur Ekselence, duke i shërbyer partnerëve tanë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe komunitetit më të gjerë global”, tha Kurti.

Kurti e lartësoi punën heroike të anëtarëve të ekipit të Kërkim Shpëtimit të Kosovës, pasi ata ishin ndër të parët që iu përgjigjën tërmetit shkatërrues në Turqi në fillim të këtij viti, bashkë me kolegët e tyre nga Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, thuhet në një komunikatë për media.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...