Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Reuters: Situata humanitare në Gazën e rrethuar

Më datë:

Thirrjet globale për një “pauzë humanitare” në luftën Izrael-Hamas janë injoruar, duke e pamundësuar futjen e ndihmave në Gazën e rrethuar nga Izraeli, ndërsa mungesa e ushqimit, karburanteve, ujit të pijshëm dhe ilaçeve po përkeqësohet. Më poshtë mund ta lexoni një përmbledhje të asaj që disa agjenci të OKB-së e quajnë “katastrofë humanitare” duke përfshirë territorin e vogël me 2.3 milionë njerëz të udhëhequr nga Hamasi.

Zhvendosja
Rreth 1.4 milion njerëz – më shumë se gjysma e popullsisë – kanë ikur nga shtëpitë e tyre me rreth 700.000 njerëz që janë strehuar në ndërtesat e drejtuara nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), sipas zyrës humanitare të OKB-së (OCHA). Izraeli u ka bërë thirrje civilëve në veri të Gazës – në qendër të forcave të Hamasit – që për sigurinë e tyre të evakuohen në jug, ndonëse edhe jugu është goditur nga sulmet ajrore izraelite ku janë vrarë dhe plagosur civilë. OCHA thotë se strehimoret janë të mbipopulluara gati katër herë më shumë sesa kapaciteti i tyre, me dhjetëra mijëra banorë të tjerë të Gazës që po strehohen në spitale.

Spitalet
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se më shumë se një e treta e 35 spitaleve të Gazës nuk funksionojnë dhe ato të cilat janë ende funksionale raportojnë për mungesë të karburantit që kanë ulur ndjeshëm furnizimin e tyre me energji elektrike.

Sipas OBSH-së, spitali i Miqësisë Turko-Palestineze në qytetin e Gazës, i cili trajton pacientët me kancer, ka mbetur pa karburant dhe nuk është më funksional. Në mungesë karburanti, ekipet e shpëtimit nga Mbrojtja Civile Palestineze janë detyruar ta kufizojnë punën me autoambulanca, duke bërë që viktimat dhe të plagosurit të barten për në spitale me karroca me gomarë.

Dorëzimi i ndihmave
Të paktën 10 kamionë dërguan ndihma në Gaza, përfshirë ujë, ushqim dhe ilaçe përmes pikëkalimit Rafah mes Egjiptit dhe Gazës më 1 nëntor, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kamionëve në 227, prej rihapjes së kufizuar të pikëkalimit më 21 tetor, tha OCHA.

Por, dërgesat e ndihmave humanitare nga jugu për njerëzit e zhvendosur në veri, sipas saj, u ndalën pas pushtimit tokësor nga Izraeli. Ushtria e Izraelit i nisi bombardimet dhe e rrethoi Rripin e Gazës, duke mos lejuar futjen e ushqimit, ujit dhe karburantit dhe duke ndërprerë furnizimin me rrymë, menjëherë pasi militantët e Hamasit kryen sulme në disa qytete jugore izraelite më 7 tetor.

Sipas OCHA-s, një nga tri linjat e furnizimit me ujë të Gazës nga Izraeli është lëshuar për herë të parë që nga 8 tetori. Dy impiante për shkripëzimin e ujit të detit funksionojnë me 40 për qind të kapacitetit të tyre dhe disa puse janë në funksion, duke u mundësuar disa familjeve të marrin ujë për disa orë në ditë, përveç furnizimi të kufizuar me ujë nga kamionët humanitarë.

Karburanti
Grupet humanitare thonë se karburanti nevojitet urgjentisht në mënyrë që të shpërndahen ndihmat, si dhe të bëhet furnizimi me rrymë për spitalet, furrat e bukës dhe impiantet e shkripëzimit. Por, hyrja e karburantit mbetet e ndaluar nga Izraeli, i cili thotë se mund të përdoret nga Hamasi për qëllime ushtarake.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...