Rama: Nisin testimet praktike në Poligonin në Fushë Prezë

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Poligoni i parë i Testimit Praktik për Leje Drejtimi në Fushë Prezë, ku kanë nisur testimet praktike.

Rama u shpreh se, në këtë Poligon mbi 30 mijë kandidatë në vit të autoshkollave do të kryejnë manovrat e veçanta të testimit praktik për kategoritë AM, A1, A2, A, B, në pistën e re të testimit pranë kësaj qendre të re.

Poligoni i parë publik i testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë, është investim i qeverisë shqiptare, përmes Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Publik.

Objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë më të fundit të simulatorëve mbi drejtimin e mjetit, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale të sektorit të Leje Drejtimit.

Projekti parashikon e-Monitorim ajror, por edhe brenda në kabinë, live gjatë provimit, kompleks funksional ditën e natën, eficiencë energjitike e karikim mjetesh elektrike me energji diellore, parkime ndihmëse, sinjalistikë e mjete simulimi, instalime bashkëkohore dhe ambiente pritjeje.

Kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...