Salianji: Sot socialistët i qëndruan vjedhjes në këmbë!

Më datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji teksa foli ashpër për maxhoranën, theksoi se Rama dhe matrioshkat e tij e kanë kthyer Kuvend në kotec.

Ai tha për mediat, se opozita do ta përshkallëzojë aksionin parlamentar. Mes të tjerash ai tha se do të kallëzojnë maxhorancën për shpërdorim detyre.

“PS, Edi Rama dhe matrioshkat e tij e kthyen parlamentin në një kotec ku mblidhen për të bërë dhe mbledhur vezët që ju duhen.

I kanë duart e bëra pisë.

Qytetarët e hanë bakllavanë në ditë feste, PS kur miraton buxhetin, se do e kalojë të oligarkët dhe njerëzit e kapur në korrupsion. E patë se si nxiton që mos të respektohet asnjë normë.

PS në mënyrë të paligjshme kishte vendosur që të linte gardën në çdo karrige ministri dhe deputeti.

Ne vendosëm që ti çojmë aty ku duhet. U detyruan që t’i qëndronin sot vjedhjes në këmbë.

Kërkojmë 3 kushte, gjithçka tjetër është pjesë e propagandës së fëlliqur të PS. Në kërkojmë komisionet hetimore.”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Detaje të reja nga atentati, kamerat e sigurisë zbulojnë shoqëruesin e autorit të dyshuar

Një 66-vjeçar u vra me armë zjarri në Qafë-Gjashtë...

Integrimi në BE, ministri Gogu: Shqipëria si model! Kjo s’do spektakël, por bashkëpunim institucional

Këshilli i Integrimit në Bashkimin Europian është mbledhur këtë...

Veliaj sfidon prokurorin Dado në gjykatë, shqyrtohet sot padia

Këtë të premte, 8 maj, në Gjykatën Administrative do...

Balla në mbledhjen e KKIE: Shqipëria më pranë se kurrë anëtarësimit në BE

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...