14.5 C
Tirana

Turqia neutralizon 11 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Më datë:

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 11 terroristë të PKK-së në rajonin Metina në veri të Irakut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

“Pas përpcaktimit me mjetet e zbulimit dhe vëzhgimit, në rajonin Metina në veri të Irakut u neutralizuan nëpërmjet një operacioni të mbështetur nga ajri 11 anëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK”, tha ministria turke në Twitter.

“Pozicionet strehimore të organizatës terroriste do të shkatërrohen të gjitha”, shtoi ajo.

Organizata terroriste PKK shpesh përdor Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare ndaj Turqisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga protesta në Tiranë: Djali i Hashim Thaçit shpreh mirënjohje për mbështetjen ndaj UÇK-së

I pranishëm në protestën që po zhvillohet në ‘Sheshin...

Ruzhdi Keçi nga Tirana: Akuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë padrejtësi historike

Ish-prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi në fjalën e mbajtur...

Mesazhi i Alfred Moisiut nga protesta: Lirinë e Kosovës e fituam me sakrificë

Qindra qytetarë nga trevat shqiptare u mblodhën sot në...

Ish-komandanti i UÇK: Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët

Ish-komandanti i UÇK, Hysni Gucati, deklaroi se Gjykata Speciale...