Shtyhet maratona e Londrës për shkak të koronavirusit

Maratona e Londrës është shtyrë për shkak të shpërthimit të koronavirusit, njoftuan organizatorët.

Gara ishte planifikuar të mbahet më 26 prill, kurse tani do të mbahet më 4 tetor. Ngjarja pritej të tërhiqte rreth 43.000 pjesëmarrës.

“Bota është në një situatë të paparë, e rrezikuar nga pandemia globale e COVID-19 dhe shëndeti publik është prioritet i të gjithëve”, tha drejtori i garës Hugh Brasher.

“Ne e dimë se sa zhgënjyes do të jetë ky lajm për kaq shumë vrapues që janë stërvitur për muaj të tërë, mijëra organizata bamirësie për të cilat grumbullohen fonde dhe miliona që ndjekin garën çdo vit”, ka shtuar ai.

Brasher premtoi të postonte “përditësime të rregullta” në faqen e internetit të garës dhe kanalet e mediave sociale.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi është përhapur në rreth 120 vende në mbarë botën.

Numri global i vdekjeve tani ka shkuar në mbi 5.000, me rreth 145 mijë raste të konfirmuara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi