4.5 C
Tirana

​Sveçla: Hedhja e granatës nga grupet kriminale s’mund të zmbrapsë drejtësinë

Më datë:

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha sot se krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund ndërsa hedhja e granatës ushtarake të dorës nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsë drejtësinë.

Sveçla shkroi në rrjetet sociale se nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës pas një angazhimi të gjatë e me dyshime të bazuara, janë arrestuar 3 qytetarë serbë për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

“Të njëjtit dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtorë në tortura, plagosje, vrasje, dëbim, dhe masakra ndaj shqiptarëve në Vushtrri, fshatrat e saj përreth dhe në Burgun e Smrekovnicës.

Në shenjë revolte ndaj arrestimit të këtyre personave, si mesazh ndaj drejtësisë sonë dhe me qëllim të shkaktimit të terrorit tek qytetarët tanë, grupe kriminale mbrëmë kanë hedhur granatë dore ushtarake në Lagjen e Boshnjakëve.

Inspirimi, mbështetja dhe urdhëri për këtë akt kriminal ka ardhur nga ish Ministri i Propagandës në kohën e Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Serbia me në krye Vuçiçin, jo vetëm që nuk e pranon këtë fakt, por glorifikon kriminelët e luftës. Dëshmia e qëndrimit të saj të pandryshuar është vetë planifikimi i aktit të hedhjes së granatës.

Kosova do të jetë shtet i së drejtës, i qytetarëve të barabartë ku barazia dhe prosperiteti do të garantohen për të gjithë”, ka thënë ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...