KAS rrëzon Bashën/ Ilir Meta merr komisionerët e Partisë Demokratike

Më datë:

Ilir Meta do të vijojë të ketë më shumë komisionerë se Lulzim Basha në zgjedhjet e parakohshme të Kukësit. Edhe Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave, një lloj si Ilirjan Celibashi, vendosi se Partia e Lirisë është forcë e parë e opozitës. Një favor ky që i vlen si drejtues i koalicionit me Berishën.

KAS rrëzoi ankesën e PD-së që donte të rifitonte komisionerët, duke lënë në fuqi formulën se Meta ka 2 komisionerë dhe Basha vetëm 1. Ngelet për tu parë nëse Basha do ta përdorë këtë element të procedurës, si një pretekt për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 24 shtatorit.

Pjesëmarrja e tij në garë, kur baza demokrate në Kukës refuzon përçarjen e Tiranës, do të ishte një rrugëtim thuajse i sigurt drejt humbjes së radhës së kryetarit Basha. 1 shtatori është data e fundit që partitë që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme, të regjistrohen në KQZ.

Të dielën e fundit të shtatorit, Kukësi do të zgjedhë kryetarin e ri të Bashkisë, pasi Safet Gjici, socialisti fitues i 14 majit, u përfshi në një skandal seksual, u shkarkua dhe u arrestua.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...

Begaj në SHBA: Ëndrra amerikane mbetet e arritshme, dëshmi se liria funksionon

 Presidenti Bajram Begaj po zhvillon vizitë në Shtetet e...

Jep dorëheqjen drejtori i AMP, e zëvendëson ish-drejtori i burgjeve Klevis Qosja

Drejtori i AMP, Eduart Meraj, ka dhënë dorëheqje nga...