METEO – Gjermania jugore përfshihet nga stuhi të forta

Më datë:

Disa pjesë të Gjermanisë jugore u përfshinë dje në mbrëmje nga stuhi të forta që cuan në rënien e pemëve dhe plagosjen e disa personave.

Reshjet përmbytën bodrumet dhe sistemet e tranzitit nëntokësor në rajonin e Franconisë në veriperëndim të Bavarisë.

Autoritetet thanë se ekuipazhet e emergjencës iu përgjigjën qindra thirrjeve gjatë gjithë natës.

Një vozitës në anën austriake të liqenit të Konstancës, që ndodhet në kufirin gjerman, u zhduk gjatë stuhisë.

Policia rifilloi dje kërkimet për të riun, i cili thuhet se u hodh të enjten larg liqenit me varkën e tij, për shkak të erërave të fuqishme.

Shërbimet e urgjencës kontrolluan dje në mbrëmje liqenin me disa varka dhe një helikopter, por i ndalën përpjekjet për shkak të errësirës.

Në Gjermani, një 71-vjeçar u plagos rëndë pasi një pemë ra sipër makinës së tij në qytetin Thurnau, rreth 15 kilometra larg Bayreuth.

Në Weissenburg-Gunzenhausen, tre persona, përfshirë një foshnjë 3-muajshe, u dërguan në spital pasi erërat rrëzuan rreth 40 pemë në një rrugë dhe futën nën tokë dhjetëra makina.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...