Zgjedhjet në Kukës, miratohet përdorimi i PEI

Më datë:

Komisioni Rregullator vendosi sot që në zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kukës që do të zhvillohen në datën 24 Shtator 2023 të përdoren kamerat regjistruese dhe monitorët për shfaqjen e fletëve të votimit në vendin e numërimit të votave.

Do të përdoret sistemi i transmetimit video në kohë reale të monitorimit të numërimit të votave nga vendi i numërimit të votave, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përdorimi i kamerave regjistruese e monitorëve (ekraneve) dhe sistemi i transmetimit video në kohë reale nga vendi i numërimit të votave, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të bëhet në bazë të rregullave procedurale të miratuara me akt normativ të Komisionit Rregullator.

Gjithashtu, Komisioni Rregullator vendosi që në zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kukës të përdoret pajisja elektronike e identifikimit të zgjedhësve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...