8.5 C
Tirana

Konfirmohen dy rastet e para me COVID-19 në Shqipëri, erdhën nga Firence drejt Tiranës me makinën e tyre personale

Më datë:

Janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në vendin tonë. Pacientët  janë babë e bir dhe kanë udhëtuar nga Firence drejt Tiranës.

Personat janë të moshës 54 vjeç dhe 28 vjeç të cilët kanë qëndruar disa ditë në Firence. Ata kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinën e tyre personale.

Menjëherë pas shfaqjes së komplikacioneve ata lajmëruan urgjencën kombëtare ku u morën mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP.

Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 ndodhen në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin Infektiv në QSUT.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të gjitha strukturat e urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy pacientët.

Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë nga vendet e prekura dhe ndjejnë  simptoma të ngjashme me gripin të telefonojnë në numrin 127 dhe mjekët do iu përgjigjen çdo rasti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...