Koronavirusi dhe dy rastet e para, qeveria e Shqipërisë mblidhet sot për herë të parë në orën 09:00

Më datë:

Qeveria shqiptare mblidhet sot për herë të parë në orën 09:00 vetëm për rrezikun nga koronavirusi që i kanoset Shqipërisë.

Tashmë virusi ‘famëkeq’ kinez ka mbërritur në Shqipëri nga një 54- vjeçar bashkë me të birin të cilët u infektuan në Itali. Deri më sot Ministria e Shëndetësisë ka komunikuar vazhdimisht me mediat si dhe për masat që janë marrë në Shqipëri si një vend i paprekur.

Por pritet të shihet se çfarë do të ndodhë sot në mbledhjen e qeverisë nëse a do të ketë masa shtesë shtrënguese në Shqipëri. Qeveria deri tani ka siguruar spitalet me rritje të stokut të mjeteve mbrojtëse, pra një ndihmë në nivel organizativ kurse sot priten masa të reja sipas rekomadimeve të OBSH. Ministria e Shëndetësisë deri tani ka rekomanduar të gjithë ata që vijnë nga vende të prekura nga koronavirusi si Italia të vetë- izolohen.

Ndërkohë ditën e djeshme Presidenti Ilir Meta i bëri apel qeverisë të rrisë fondet për luftën kundër koronavirusit si dhe të aplikohen masat e ”Zonës së Kuqe”. Po ashtu zëra nga opozita kanë akuzuar qeverinë që nuk po merr masat e duhura ndërkohë që duhet një investim fillestar 20- 30 milion euro.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...