BE nis mbledhjen e fondeve për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Më datë:

Konferenca ndërkombëtare e donatorëve për të mbështetur viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri do të mbahet sot në Bruksel.

Në fillim të shkurtit, rajoni kufitar turko-sirian u godit nga dy tërmete të mëdha që lanë më shumë se 50 000 njerëz të vdekur dhe miliona të pastrehë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson do të jenë pritës të konferencës, ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të marrë pjesë me video.

Donatorëve privatë dhe publikë nga të gjitha kombet u kërkohet të “nderojnë kujtimin e jetëve të humbura, heroizmin e atyre që u përgjigjën të parët dhe, më e rëndësishmja, të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë për të mbijetuarit”, theksoi von der Leyen ndërsa njoftoi konferencën.

Tërmetet janë “një fatkeqësi me përmasa historike”, tha Kristersson, vendi i të cilit aktualisht drejton Këshillin e Bashkimit Evropian, organi që përfaqëson vendet anëtare të BE-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...

Begaj në SHBA: Ëndrra amerikane mbetet e arritshme, dëshmi se liria funksionon

 Presidenti Bajram Begaj po zhvillon vizitë në Shtetet e...

Jep dorëheqjen drejtori i AMP, e zëvendëson ish-drejtori i burgjeve Klevis Qosja

Drejtori i AMP, Eduart Meraj, ka dhënë dorëheqje nga...