Arabia Saudite u ka bërë thirrje shtetasve të saj që në asnjë mënyrë të mos udhëtojnë për në Iran (AA).
Sipas një lajmi në agjencinë zyrtare saudite të lajmeve (SPA), personat që nuk i përgjigjen kësaj thirrjeje dhe veprojnë ndryshe do të përballen me praktika të rrepta.
Zyrtarët sauditë kanë thënë se mosvendosja e vulave në pasaportat e shtetasve sauditë që hyjnë në Iran është një sjellje e papërgjegjshme dhe e bën Iranin përgjegjëse për përhapjen e koronavirusit COVID-19 në botë.
Autoritetet kanë theksuar se sauditët që javët e fundit kanë vizituar Iranin duhet patjetër të kontaktojnë Ministrinë e Shëndetësisë.
Deri më tani, autoritetet saudite kanë njoftuar pesë raste të personave të infektuar me COVID-19.


