WhatsApp po lanson veçorinë “Message Yourself”

Më datë:

WhatsApp po lanson funksionin e tij “Message Yourself” për përdoruesit në mbarë botën.

Aplikacioni tani do t’ju lejojë t’i dërgoni tekst vetes, për të ruajtur mesazhet dhe fajllat, dhe do të jetë më lehtë.

Sipas një raporti nga TechCrunch, aplikacioni i mesazheve në pronësi të Meta-s ka filluar ta lansojë veçorinë.

Funksioni “Message Yourself” do të jetë i ngjashëm me dërgimin e një teksti te një përdorues tjetër, përveç që mesazhi do të mbetet në një bisedë të veçantë në telefonin tuaj.

Pasi të dalë funksioni, përdoruesit do të shohin një bisedë të veçantë me emrin e tyre të ndjekur nga (You).

WhatsApp thotë se veçoria Message Yourself tani është duke u lansuar dhe duhet të arrijë shumicën e përdoruesve të Android dhe iOS në javët e ardhshme, sipas raportit.

Përdoruesit mund të shkarkojnë versionin më të fundit të aplikacionit në Android dhe iOS për të përdorur veçorinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti, Hamza dhe Abdixhiku hapin zyrtarisht fushatën elektorale

Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për...

Zelensky: Rreziku nga Rusia po rritet për vendet evropiane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se informacionet e...

PD: ADS ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Partia Demokratike, reagoi sot në lidhje me krijimin e...

Ibrahimaj: 600 miliardë lekë kursime nga transformimi digjital, ADS hap fazën e re të inovacionit teknologjik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë...