Supermakina e së ardhmes kushton 7 milionë Euro

Më datë:

Mbërrin një supermakinë që shënon lindjen e 777 motors.

Quhet në fakt 777 Hypercar modeli që do jetë në edicion të limituar, pasi do të prodhohen vetëm 7 ekzemplarë me çmim 7 milionë Euro.

Dorëzimi i autovetarura do të nisë në 2025, ndërkohë që kompania automobilistike po punon prej 2 vitesh për krijimin e makinës të së ardhmes, me vetëm një vend.

Peshon vetëm 900 kg por gjeneron një doënforce prej 2100 kg kur arrin shpejtësinë 370 km/orë. Në provat e deritanishme në autodromin e Monzës ky automjet ka arritur ta përshkojë në vetëm 1 minutë e 33 sekonda.

Sipas kompanisë në pronësi të Andrea Levy ky mjet shënon hyrjen në një fazë të re të automobilizmit për të gjithë prodhuesit, duke shënuar një risi, pasi do të ketë performancën më të mire, me kënaqësinë e pilotimit, duke e arritur me përdorimin e një motorizimi termik, pa asnjë komponent hybrid.

Do të jetë 730 kuaj fuqi në 9000 xhiro dhe një motor V8 dhe do funksionojë me karburant sintetik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti, Hamza dhe Abdixhiku hapin zyrtarisht fushatën elektorale

Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për...

Zelensky: Rreziku nga Rusia po rritet për vendet evropiane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se informacionet e...

PD: ADS ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Partia Demokratike, reagoi sot në lidhje me krijimin e...

Ibrahimaj: 600 miliardë lekë kursime nga transformimi digjital, ADS hap fazën e re të inovacionit teknologjik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë...