Vuçiç: Nuk jemi të interesuar që të njohim pavarësinë e Kosovës

Më datë:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi edhe një herë qëndrimin e shtetit të tij se Beogradi nuk është i interesuar që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Duke u ndalur te rekomandimet e Parlamentit Europian që Serbia të njohë Kosovën, Vuçiç theksoi se kjo është një çështje që është mbajtur fshehtë.

“Nuk ka të bëjë vetëm me sanksionet. E di që ka një pjesë të publikut që do të donte të disiplinonte presidentin dhe qeverinë dhe të na shpjegonte se ne duhet të vendosim urgjentisht sanksionet sepse është në interesin më të mirë të vendit tonë.

Ndërsa çdo gjë tjetër është një politikë e keqe për Serbinë që do të na lërë pa rrugën drejt BE-së.

Por ata e anashkaluan pjesën që thoshte se ne duhet ta njohim Kosovën si të pavarur, ndaj po kërkoj të gjithë ata njerëz që duan të flasin me ne për qëllimet e mira të dikujt. pse po e fshehin këtë.

Një pjesë e opinionit politik dhe mediatik po e fsheh këtë nga publiku sepse në të kundërtën do të ishte e qartë se çfarë i dëshironin realisht Serbisë eurodeputetët e tillë dhe do të kuptohej më mirë qëndrimi i Serbisë dhe lidershipit të saj shtetëror. Prandaj duhet të jetë i fshehur”, tha Vuçiç.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Paralajmërimet ruse, Hoxha: Vendosmëria e Shqipërisë nuk lëkundet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Kryeministri: Dialog i hapur me “Reporterët pa Kufij” për rolin e medias

Kryeministri Edi Rama vijoi sot replikën në distancë me...

Kryebashkiaku i Tiranës mbetet në qeli pas rrëzimit të rekursit në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e kryebashkiakut Erion...

Komisioni “Territorialja” me debate, Mazniku dhe Boçi përplasen për fjalën

Seanca dëgjimore e Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale...