Gjermani, rritet në 188 numri i rasteve me Covid-19

Më datë:

Numri i rasteve të koronavirusit në Gjermani është ngjitur në 188, njoftoi sot agjencia e vendit për kontrollin e sëmundjeve në Institutin Robert Koch (RKI)

“Shumica e rasteve janë regjistruar në shtetin federal veriperëndimor të Rajna Veriore-Vestfalia, ku të paktën 101 pacientë u infektuan me koronavirusin e njohur si COVID-19”, tha Lars Schaade, nënkryetar i RKI-së, në një konferencë për media në Berlin.

Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, numri i rasteve të koronavirusit u rrit në 3 të hënën, përfshirë një mësues që kohët e fundit u kthye nga një udhëtim në Itali.

Autoritetet gjermane mbyllën përkohësisht dy shkolla në Berlin, shkollën Emanuel-Lasker dhe shkollën Metropolitane në Berlin, për shkak të frikës që lidhet me virusin.

Virusi ka shkaktuar alarmin global, ku përpos Kinës, që është epiqendra e shpërthimit, janë raportuar të paktën 2.945 vdekje dhe janë konfirmuar mbi 80 mijë raste.

Jashtë Kinës, virusi është përhapur në të paktën 73 vende, me më shumë se 10 mijë të infektuar.

Organizata Botërore e Shëndetit, njoftoi se kanë rritur nivelin e rrezikut global për koronavirusin e ri (Covid-19) nga “i lartë” në nivelin “shumë i larë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Firmoset marrëveshja historike, në Pashaliman do ndërtohen anije ushtarake për Europën dhe vendin!

Është firmosur sot, 29 prill, marrëveshja mes shoqërisë Ficantieri,...

Plagosi 5 persona në Athinë, 89-vjeçari: “Doja të tërhiqja vëmendjen, jo t’i vrisja”

Zbardhet dëshmia e 89-vjeçari, Panagiotis K., që plagosi dje...

Ambasadorja e SHBA-ve në Ukrainë jep dorëheqjen mes ngecjes së përpjekjeve për armëpushim

Ambasadorja në detyrë e SHBA-ve në Ukrainë do të...

Shqipëria marrëveshje me Poloninë për sigurimet shoqërore

Qeveria shqiptare ka vijuar këtë të mërkurë, më 29...