19.5 C
Tirana

PS ndryshon sërish qëndrim, zbulohen negociatat me PD-në për hartën e re territoriale

Më datë:

Partia Socialiste ka ndryshuar sërish qëndrim lidhur me hartën territoriale në prag të zgjedhjeve lokale.

Megjithëse ishte shprehur kundër ndryshimit të numrit të bashkive, PS-ja sot ka bërë të ditur përmes kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla se do të zhvillohet edhe një takim i fundit me kreun e grupit të PD-së, Alibeaj dhe bashkëkryetaren demokrate të komisionit të posaçëm parlamentar, për të dalë me një propozim të përbashkët.

A do të ndryshojë harta elektorale?

Taulant Balla: Gjithmonë ka vend për negociata, por kjo nuk mund të jetë diçka që të jetë pjesë e një pazari politik. PS nuk bën Pazar që bie ndesh me mirëqeverisjen, me shërbimet më të mira ndaj komuniteteve.

Sot në Shqipëri bashkitë janë një transformim epokal me atë që kishim deri në 2015.

Historia që në këtë vend kishte 384 kryetarë bashkish e komunash, me 384 shoferë, në një vend me më pak se 3 milionë banorë, ishte e papranueshme.

Do bëjmë edhe një takim përfundimtar me Alibeajn dhe Cupin për të dialoguar dhe për tu dëgjuar, por unë e kam thënë që opinioni im është ky. Ditët në vijim le ta përmbyllim dhe në fund është detyrë e Komsiionit të Posaçëm që të dalë me një qëndrim përfundimtar. Nëse kemi një qëndrim shumë mirë.

Grupi parlamentar demokrat ka dalë me një propozim konkret për të dalë me 92 bashki në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërkohë që grupi i Berishës ka propozuar 96 bashki.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...

Ursula von der Leyen denoncon “sulmin hibrid” ndaj Lituanisë nga Bjellorusia

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,  tha...