Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Bombardimet ruse, ndërpritet sërish energjia elektrike në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia

Më datë:

Në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia është ndërprerë sërish energjia elektrike, si pasojë e granatimeve ruse.

Në një njoftim në rrjete sociale kompania ukrainase ZNPP bëri me dije te rusët qëlluan sërish nënstacionet e infrastrukturës kritike.

“Terroristët rusë qëlluan edhe një herë në nënstacionet e infrastrukturës kritike në territorin nën kontrollin e Ukrainës, si rezultat i së cilës në orën 03:59 u shkyç linja e fundit e komunikimit 750 kV ZANP – Dniprovska. Në procesin e tranzicionit, për shkak të rënies afatshkurtër të tensionit, transformatori rezervë i nevojave të vetë ZNPP-së është fikur dhe janë ndezur gjeneratorët me naftë. I bëjmë thirrje edhe një herë komunitetit ndërkombëtar që urgjentisht të marrë masa për çmilitarizimin e ZNPP-së sa më shpejt të jetë e mundur, tërheqjen e të gjithë personelit ushtarak rus nga territori i uzinës dhe qyteti i Energodarit dhe kthimin e ZNPP-së në kontrollin e plotë të Ukrainës për hir të sigurisë së të gjithë botës”.”, thuhet në njoftim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...