“Vendi në udhëkryq”, Berisha nga Libohova: Prodhojmë 1 mln ton naftë, pasuritë e shqiptarëve ‘mallkim’. Kemi taksat më të larta në botë te karburanti

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me banorët e Libohovës.

Gjatë fjalës së tij Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se vendi është në udhëkryq.

“Ju përshëndes shumë përzemërsisht, të gjithë banorët e Libohovës. Shpreh mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e madhe që i keni dhënë demokracisë në Shqipëri për rolin e rëndësishëm.

Unë vij sot te ju në një moment në një udhëkryq të vërtetë për Libohovën, Gjirokastrën dhe mbarë Shqipërinë.

Vijë në një moment kur para syve tanë Shqipëria ecën çdo ditë e më shumë në drejtimin e gabuar. Para syve tanë shqiptarët largohen çdo ditë e më shumë nga vendi.

Para syve tanë varfëria, skamja, bëhen gjithnjë e më problem për shqiptarët. Vendi ka një qeveri e cila nuk përpiqet që të fshehë asgjë me arrogancën e saj për qytetarët, interesat e tij dhe problematikat e tij.

Çmimi i energjisë është rritur. Në këtë kohë biznesit i rritet energjia nga 71 lekë dhe jua ngritën 2250 lekë.

Këtë çmim e paguajnë qytetarët në gramaturën e bukës që blejnë. Thashë këtë shembull. Çfarë ndodh me turizmin? Bëhet ‘mollë e ndaluar’ për shqiptarët.

Duhet të shkojnë të pushojnë në një vend tjetër se sa të zbresin nga Tirana në Jug. Vendi prodhon 1 mln ton naftë.

Po çfarë përfitojnë shqiptarët? Shqiptarët përfitojnë çmimin më të lartë të naftës në Europë, 6-8 herë më të lartë se çdo vend tjetër i Europës.

A nuk është kjo naftë mallkim për ne? Sepse Rama vendos mbi naftën taksën më të lartë në botë. Atë taksë e vendos sa është çmimi i naftës në Uashington.”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...